Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të martë Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.
Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe të ndershëm.
Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Gjatë bisedës me Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës./euronews.al
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...