Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e një shtetasi kosovar, me inicialet H.S., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Sipas njoftimit, arrestimi u realizua pas disa muajsh hetime të thelluara dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës – konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Në kuadër të këtij operacioni, janë bastisur dy lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës, me urdhër të gjykatës kompetente.
Gjatë bastisjeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë pajisje elektronike dhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
‘Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...