Parisi të mërkurën luan sfidën vendimtare për kualifikim në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Gjatë ditës së sotme “parisienët”, morën një lajm të mirë lidhur me Ousmane Dembele, i cili është rikthyer në stërvitje, pas atij lëndimi që mori në ndeshjen e parë, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi francez, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të PSG-së në “Emirates Stadium”, kishte qenë në dyshim pas një lëndimi muskulor.
Megjithatë, Dembele u bashkua të hënën me ekipin në stërvitje të plotë, duke marrë pjesë në një seancë grupore, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të mërkurën.
27-vjeçari ka qenë vendimtar në Ligën e Kampionëve këtë edicion tek Parisi, ku në 13 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe dhuruar tri asistime.
Parisi të mërkurën kërkon finalen e dytë në histori pas asaj të vitit 2020, ku u mposhtën në finale nga Bayerni./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media