Një aksident me autobus ndodhi të shtunën në mëngjes në Misuri, ku si pasojë u lënduan 33 persona.
Sipas NBC News, rreth orës 10:45, autobusi doli nga rruga dhe u përplas në një kanal, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat.
Të gjithë të lënduarit janë të rritur, të moshës nga 27 deri në 68 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, shumica kanë pësuar lëndime të lehta ose mesatare, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje më të rëndë: një grua 36-vjeçare, një burrë 37-vjeçar, një 45-vjeçar dhe një 60-vjeçar.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre