Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas përdorimit të armës së zjarrit gjatë një ahengu familjar në fshatin Begrac të Kaçanikut.
Sipas policisë, gjatë patrullimit, zyrtarët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh dhe menjëherë kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes.
Aty është identifikuar personi me inicialet F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri që e posedonte me leje.
Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...