Është përfunduar me sukses një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Skenderajt, ndërtimi i rrugës “Syriganë – Bjeshkët e Syriganës”.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Një rrugë që ishte pothuajse e pakalueshme. Një bukuri natyrore që nuk mund të shijohej nga afër. Një premtim që u bë i mundur të realizohet plotësisht”, shkruan Nura, duke theksuar rëndësinë e projektit për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë me bukuri të rralla natyrore.
Rruga tashmë e përfunduar pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen në bjeshkë dhe të nxisë interesimin e vizitorëve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
Projekti është realizuar nga kompania “Benita Company”./IndeksOnline/
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin