Malisheva ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Rastet e para serioze për gol i takuan Malishevës, të cilët rrezikuan dy herë përmes Drilon Hazrollajt dhe Altin Aliut, por u ndalën nga portieri mysafir Margono.
Me rezultat të barabartë 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim pas 45 minutave.
Në pjesën e dytë klinasit ia dolën të fitojnë penallti në minutën e 56-të, të cilën e konkretizoi në gol Mërgim Pefqeli për rezultatin 1-0.
Vendasit patën një tjetër rast ideal me Aliun në minutën e 78-të për të barazuar shifrat, por ai nuk ia doli të gjejë portën.
Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Malisheva ia doli të barazojë shifrat në minutën e 85-të me një super gol të Drilon Hazrollajt për rezultatin 1-1.
Me këtë barazim Malisheva shkon në kuotën e 48 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini ka 41 sosh dhe aktualisht renditet e gjashta./Telegrafi/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...