Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, këtë herë me një veprim sa ironik aq edhe provokues: publikimin e një fotografie të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku ai shfaqet i veshur si Papë.
Ky postim vjen disa ditë pasi Trump, në një deklaratë me ton humoristik përpara gazetarëve, tha: “Do të më pëlqente të isha Papë”, duke shtuar se “kjo do të ishte zgjedhja e tij e parë” për udhëheqësin e Kishës Katolike.
Komentet e tij u bënë në kohën kur Vatikani është në proces përzgjedhjeje të një Pape të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut. Megjithëse deklarata u mor si shaka, fotografia e postuar nga Trump në rrjetet sociale, ku ai shfaqet i veshur me rrobat tradicionale papnore, ka bërë bujë dhe është bërë virale në internet.
Sipas Politico.eu, Trump nuk ka kualifikime reale për të qenë Papë, përveçse një dëshire të shpallur me humor. Udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kolegji i kardinalëve dhe duhet të jetë anëtar i klerit katolik – kritere që Trump, një miliarder protestant që është martuar tri herë, nuk i plotëson.
Për më tepër, Trump përmendi edhe emrin e kardinalit amerikan Timothy Dolan, të cilin e përshkroi si “shumë i mirë” dhe shtoi: “Do të shohim çfarë ndodh”.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...