
Ukraine flag. Ukrainian flag on black storm cloud sky. stormy weather
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk pritet të marrë fund së shpejti dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje të ndërmjetme mes Kievit dhe Moskës, për t’i dhënë fund konfliktit që ka hyrë në vitin e katërt.
Në një intervistë për televizionin amerikan Fox News, Vance tha se administrata amerikane po shqyrton mënyrat për të ndihmuar të dyja palët – Ukrainën dhe Rusinë – që të gjejnë “terren të përbashkët” për një marrëveshje paqeje.
Vance u shpreh gjithashtu në mbështetje të qasjes së ish-presidentit Donald Trump ndaj luftës, duke ngritur pikëpyetje për strategjinë aktuale të përfshirjes amerikane.
Ai shtoi se çdo përpjekje për ndaljen e luftës do të varet në fund të fundit nga vullneti politik i Rusisë dhe Ukrainës, duke nënvizuar kufijtë e ndikimit amerikan në një konflikt të zgjatur dhe të ndërlikuar, raporton BBC.
Vance po ashtu ka mbrojtur qasjen e Trumpit mbi luftën në Ukrainë.
“Po sigurisht që (ukrainasit) janë të zemëruar se po pushtohen. Por a do të vazhdojmë të humbim mijëra dhe mijëra ushtarë për disa milje territor në njërën anë apo tjetrën?”, ka shtuar Vance.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...