Janë bërë 26 vjet nga koha kur në Studime të Vushtrrisë, forcat serbe vranë mbi 100 civilë të pafajshëm. Me rastin e 26-vjetorit të masakrës, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u mbajt Akademi Përkujtimore, ku mori pjesë edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti. i cili theksoi se vetëm me drejtësi do të arrihet paqja për vuajtjen e popullit.
“Në prill të atij viti, qytetarët e Studimes u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kërkoheshin vende më të sigurta, duke kërkuar strehë. Strategjia gjenocidale e Serbisë ishte plan i errët i tyre dhe një nga ato ishte edhe ajo në Vushtrri. Në mbrëmje të 2 majit filloi terrori ndaj popullit në kolonë. Brenda dy orësh u vranë mbi 116 civilë të pafajshëm. Të gjithë ju që keni mbijetuar jeni dëshmi e gjallë e forcës së popullit tonë. Krimet kundër njerizimit nuk harrohen dhe vetëm me drejtësi e dënime për kriminelët do të bëhet paqja e qëndrueshme”, ka thënë Kurti.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se në ditë dhimbjeje është më e nevojshme se kurrë më parë uniteti politik.
“Masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe askush deri më tani nuk është ndëshkuar. Kemi obligim të ndërtojmë institucione dhe të krijojmë unitet, sepse vetëm uniteti e ka shpëtuar këtë popull. Në këtë ditë të mos harrojmë se burrat që drejtuan luftën që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, ndaj është e nevojshme uniteti institucional”, tha ai./rtk

“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...