Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të 14 në historinë e saj, 22 vite pas herës së fundit kur kishte ngritur këtë trofe.
Kryeqytetasit fituan 5-4 pas penalltive në finalen përballë Egnatias, ekipit që e kishte fituar trofeun në dy sezonet e fundit.
Teksa koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërkohë në vazhdime nuk pati gola.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë interesante dhe dramatike, me Dinamon cinike që shfrytëzoi maksimalisht rastet që krijoi duke e parë veten në secilën pjesë loje në avantazh, e arritur më pas nga rrogozhinasit në minutat shtesë të secilës pjesë.
Kjo bëri që finalja të shkonte në shtesa, ku nuk kishte ndryshim rezultati, e më pas te penalltitë.
Aty rezultuan vendimtare dy pritje të Teqjes kundrejt një të Dajsinanit, duke i dhuruar trofeun Dinamos, që merr kështu edhe një shtysë të rëndësishme morali për “Final Four”.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...