Mbrëmë ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit. Kjo sfidë u mbyll baras 3-3.
Kurse të martën mbrëma, Parisi mposhti Arsenalin në Londër minimalisht, 1-0, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme UEFA ka publikuar formacionin më të mirë nga gjysmëfinalet e para.
11-shen e dominuan lojtarët e Parisit që ishin gjithsej katër, nga tre futbollistë patën Barcelona dhe Interi kurse Arsenali ishte me një të vetëm.
Në portë s’kishte si të mungonte Donnaruma i cili edhe njëherë tregoi klasin e tij.
Mbrojtja u përbë nga Lewis-Skelly, Acerbi, Marquinhos dhe Dumfries. Kurse në mesfushë zunë vend, Barella, Vitnha dhe Pedri.
Në treshen e sulmit sipas UEFA-s janë zgjedhur Raphinha, Dembele e Yamal.
Gjysmëfinalet e dyta luhet me 6/7 maj ku edhe do të përcaktohen finalistët që do të zbarkojnë në “Allianz Arena” me 31 maj./Arbresh.info
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...