Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia kanë takuar sot U.D Drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin e së mërkurës ndaj veturës private të Hajdarit, teksa u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Se krimi i organizuar dhe aksionet me elemente terroriste nuk i trembin drejtorët tanë e dëshmon deklarata publike e djeshme e z. Osman Hajdari, U.D. i Drejtorit të QKUK-së.
Bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia e takuam sot atë si dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi.
E dënoj ashpër sulmin ndaj drejtorit Hajdari dhe i bëj thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë.
Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona.
Por, akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shpërthen vetura e U.D Drejtorit të QKUK-së, njësiti antibombë në vendngjarje
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën