Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami është pajtuar me përgjigjen pozitive të liderit të partisë së tij për takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Behrami tha të mërkurën në mbrëmje se mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike.
Ai përmendi gjashtë arsye për të arsyetuar përgjigjen pozitive të Krasniqit në ftesën e Kurtit.
“Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bën mirë që shkon në takim. Qe disa arsyje: 1. PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy 2. Pa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohet. 3. Pa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet. 4. Mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit. 5. Nëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atij. 6. PDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshme. 7. Shkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato”, ka shkruar Behrami./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...