Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme pas finales dramatike të Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me humbjen 3-2 të madrilenëve.
Kartoni i kuq i mesfushorit Jude Bellingham është anuluar, duke e shpëtuar atë nga çdo pezullim.
Komiteti i Garave ka rishikuar pamjet dhe ka konstatuar se nuk kishte sjellje agresive nga ana e tij.
Ndërkohë, mbrojtësi Antonio Rudiger është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim për sjellje të papërshtatshme ndaj gjyqtarit, duke përfshirë hedhjen e një objekti drejt tij.
Ky pezullim do të zbatohet në të gjitha garat, duke përfshirë La Ligën dhe sezonin e ardhshëm.
Lucas Vazquez, i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq, ka marrë një pezullim prej dy ndeshjesh, që do të zbatohet në Kupën e Mbretit sezonin e ardhshëm./kk
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit