Më në fund, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar publikisht për situatën aktuale politike në vend, duke thyer heshtjen që nga seanca e parë konstituive e Kuvendit.
Gjatë një vizite në Istog, ku vendosi gurthemelin për projektin e Banimit të Përbashkët dhe Social, Kurti u përball me pyetjet e gazetarëve për bllokadën institucionale dhe procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai, me një buzëqeshje të matur, u shpreh shkurt: “Fillimisht Kuvendi, mandej Qeveria.”
Kjo deklaratë vjen pas një periudhe të gjatë heshtjeje nga ana e Kurtit, që nuk ka komentuar publikisht që nga seanca e parë konstituive, deri më dje, kur edhe dështoi për të tetën herë votimi i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare – kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026