Pothuajse 80 vjet pas fundit të diktaturës naziste, gjithnjë e më shumë njerëz duan të heqin një “vijë” nën kulturën gjermane të kujtesës. Autorët e një studimi të ri paralajmërojnë për një “pikë kthese”.
Njerëzit në Gjerman ndonjëherë kanë boshllëqe të mëdha në njohuritë e tyre për diktaturën naziste dhe kanë gjithnjë e më pak vullnet për t’iu qasur në mënyrë kritike Rajhut të Tretë. Për herë të parë, një shumicë relative e popullsisë dëshiron të heqë një “vijë” nën të kaluarën naziste të Gjermanisë për sa i përket kulturës së kujtesës, siç tregohet nga studimi i ri Memo i fondacionit “Kujtim Përgjegjësi E ardhme” (“Erinnerung Verantwortung Zukunft” (EVZ)). Vetëm 42.8 përqind e të anketuarve thanë se ishte e rëndësishme për ta që ta mbanin gjallë kujtimin e krimeve të diktaturës naziste.
Sipas rezultateve, 38.1 përqind e të anketuarve ishin plotësisht ose disi dakord me tezën se është “koha për të hequr një vijë ndarëse nën epokën e nacionalsocializmit (diktaturës naziste)”. 37.2% ishin pjesërisht ose plotësisht kundër kësaj ideje. Që nga viti 2018, kjo pyetje është bërë në mënyrë të ngjashme edhe në katër studime të mëparshme memo të Fondacionit – por këtë herë, për herë të parë, shumica e të anketuarve u shprehën ndryshe.
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...