Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti.
Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.
Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.
Geci në Debat Plus ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.
“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca. Me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirr në telefon Galuk Konjufca dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK. Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...