Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe, sipas policisë, gjatë këqyrjes së vendit janë konstatuar dëmtime në xhamat e zyrës si dhe dy fishekë të paplasur. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me automjet dhe janë në kërkim nga policia. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...