Ushtarët e Indisë dhe Pakistanit kanë këmbyer zjarr në ditën e katërt me radhë në Kashmirin e kontestuar, tha ushtria e Nju Delhit më 28 prill.
Nuk ka raportime për viktima dhe Islamabadi ende nuk ka konfirmuar ende lajmin për këmbimin e zjarrit.
India e ka akuzuar Pakistanin se mbështet “terrorizimin ndërkufitar” pasi një sulmues i armatosur vrau 26 persona javën e kaluar, që ishte sulmi më i rëndë ndaj civilëve në Kashmirin – me shumicë myslimane – në çerekshekullin e fundit.
Islamabadi ka mohuar se ka pasur ndonjë rol, duke thënë se kjo ishte një përpjekje për ta lidhur Pakistanin me sulmin dhe duke u zotuar se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë.
“Gjatë natës midis 27 dhe 28 prillit… postet e ushtrisë pakistaneze nisën zjarr të paprovokuar përtej vijës së kontrollit”, tha ushtria indiane, duke iu referuar kufirit de facto në Kashmirin e kontestuar.
“Trupat indiane janë përgjigjur menjëherë dhe në mënyrë efektive”, u tha në deklaratë.
Pas sulmit të 22 prillit, Nju Delhi ndërmori disa hapa diplomatikë, duke tërhequr vizat për pakistanezët, duke pezulluar një marrëveshje për ndarjen e ujërave si dhe njoftoi për mbylljen e kufirit kryesor tokësor me Pakistanin.
Në përgjigje, Islamabadi urdhëroi dëbimin e diplomatëve dhe këshilltarëve ushtarakë indianë, anuloi vizat për shtetasit indianë dhe ndaloi avionët e Indisë që të përdornin hapësirën ajrore pakistaneze.
Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve për “përmbajtje maksimale” në mënyrë që çështjet të “mund të zgjidhen në mënyrë paqësore përmes një angazhimi të ndërsjellë dhe konstruktiv”./rel
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...