Real Madridi dhe Barcelona do të takohen me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas, ku do të ndeshen për trofeun e Kupës së Mbretit.
Kjo do të jetë përballja e tretë këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, teksa kujtojmë që dy të parat i kanë fituar blaugranasit me rezultat 4-0 dhe 5-2 respektivisht.
Real Madridi do të synojë ‘hakmarrjen’ ndaj tyre, ndërsa Barcelona do kërkojë ta fitojë trofeun për të mbajtur gjallë shpresat për triplet.
Në këtë ndeshje nga minuta e pare tek Real Madridi fillon Dani Ceballos, teksa Kylian Mbappe mbetet në bankën rezervë pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
Në anën tjetër tek Barcelona nga minuta e parë e nis Dani Olmo dhe Gerard Martin, teksa Ferran Torres udhëheq sulmin në mungesë të Robert Leëandoëskit.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Rodrygo, Bellingham, Vinicius.
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nëse dikujt i merr koka ...