Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident zingjiror të ndodhur pak minuta më parë në dalje të Sllatinës.
Në këtë aksident sipas policisë janë përfshirë gjashtë automjete.
Policia për Arbresh.info ka thënë se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin.”./Arbresh.info
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë