Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë kryesore mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në këtë ceremoni morën pjesë qindra delegacione nga e gjithë bota dhe qindra mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papa Françeskut. E pranishme gjithashtu ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Së bashku, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.
Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...