Liverpooli është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion i Anglisë për herën e 20-të në histori të klubit.
Pas barazimit të Arsenalit mbrëmë me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace, tashmë katër javë pa përfunduar sezoni, “The Reds” mund t’i japin fund dilemave për titull, shkruan Arbresh.info.
Të dielën e 27 prillit në stadiumin mitik “Anfield Road”, Liverpooli e pret Tottenhamin, ku mjafton një barazim që të shpallen kampion.
Aktualisht, Liverpooli ka 79 pikë pas 33 ndeshjeve, kurse Arsenali ka 67 sosh në 34 sfida të luajtura.
Kjo do të ishte hera e parë pas pesë vjetëve dhe e dyta në histori që kur elita angleze ka marrë emrin Premier League.
Rrugët e Liverpoolit priten të kenë festë të madhe pasi pesë vjet më parë një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodh shkak i pandemisë COVID-19.
Liverpooli do të barazojë Manchester Unitedin i cili është klubi më i trofeshëm në Premier League me 20 tituj kampion./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...