Real Madridi mbrëmë triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.
Arda Guler i dha fitoren madrilenëve në minutën e 21-të, shkruan Arbresh.info.
Përvecse golit të shënuar, turku bëri edhe një performancë të shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes.
Pas ndeshjes fjalë të mëdha për talentin turk pati edhe trajneri Carlo Ancelotti.
“E ardhmja e Arda Güler do të jetë më shumë si mesfushor se sa më tej, pasi cilësia që ai ka në ndërtimin e lojës është fenomenale”, potencoi Ancelotti.
“Ai ka treguar cilësinë e tij të lartë edhe një herë sot”, u shpreh ai.
Guler në 23 ndeshjet e tij në La Liga, ku shumicën prej tyre ka hyrë nga banka ka realizuar dy gola dhe tri asistime./Arbresh.info
⚪️?? Ancelotti: “Arda Güler’s future will be more as a midfielder than further forward, as the quality he has in building up play is phenomenal”.
“He’s been showing his top quality once again today”. pic.twitter.com/4BdzhAhW4x
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 23, 2025
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë