Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Arbresh.info, i cili tha se në këtë aksident është përfshirë një traktor dhe një veturë
Ai ka bërë të ditur se të tre personat e lënduar janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një traktor dhe një vetur, si pasoj e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...