Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është shprehur optimist se opozita do të ndryshojë qëndrimin dhe do të mbështesë kandidaten e propozuar nga partia fituese për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Deklarata e Pecit vjen pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, ku LVV-ja përsëriti thirrjen për arritjen e një marrëveshjeje politike për tejkalimin e ngërçit institucional.
“Kompromisi është i gatshëm, nuk duhet të ketë vonesa sikur që ka pasur për certifikimin e mandateve. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast LVV-së. Mendoj se kjo është rruga e vetme dhe jam i bindur që, sikurse që janë tërhequr pas katër ditësh për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodhë edhe për kryeparlamentarin,” ka deklaruar Peci.
Sot, propozimi i LVV-së për kryetar të Kuvendit, si parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u hodh për votim.
Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se opozita nuk do ta mbështesë kandidaten, duke theksuar nevojën për një marrëveshje politike.
Albulena Haxhiu, e propozuar nga LVV për të udhëhequr Kuvendin, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në dy përpjekjet e mëparshme për t’u zgjedhur kryetare e legjislativit të ri./Telegrafi
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?