Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të sotëm të tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.
“Krimet e Serbisë të bëra gjatë luftës në Kosovë nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Si institucione të Republikës së Kosovës do të mbeshtesim të gjithë mekanizmat shtetëror që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Sveçla .
Ai ka theksuar se nuk do të ndalen asnjëherë derisa të sillet para drejtësisë edhe përgjegjësi i fundit./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...