
MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 20: <> during the Premier League match between Manchester United FC and Wolverhampton Wanderers FC at Old Trafford on April 20, 2025 in Manchester, England. (Photo by Wolverhampton Wanderers FC/Wolves via Getty Images)
Wolves ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Premier League duke e mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultat minimal 0-1, në kuadër të xhiros së 33-të.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Pablo Sarabia në minutën e 77-të në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Kjo është fitorja e dytë në këtë sezon e Wolvesit ndaj Manchester Unitedit në Premier League, pasi e kishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund këto dy skuadra ndajnë pozitat 14-të dhe 15-të me nga 38 pikë secila.
Sfidën e ardhshme Man United e luan ndaj Bornemouthit në udhëtim kurse Wolvesi e pret në shtëpi Leicesterin./Arbresh.info
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...