Chelsea ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme në luftë për inkuadrim në zonën e Ligës së Kampionëve për sezonin e ri ndaj Fulhamit.
“Blutë e Londrës” fituan me rikthim 2-1, shkruan Arbresh.info.
Ishte Fulhami që shënoi i pari me anë të Iëobit në minutën e 20-të.
Shtatë minuta para fundit George i Chelseas barazoi rezultatin. Kurse në minutën e katërt shtesë, Pedro Neto bëri heroin dhe shënoi për 1-2.
Me këtë fitore tashmë Blutë janë në pozitën e pestë e cila të dërgon në Champions dhe kanë 57 pikë kurse Fulhami mbetet i nënti me 48 sosh.
Fitore shënoi edhe Arsenali ndaj Ipswichit me rezultat 0-4.
Trossard me dy gola në minutat 14’të dhe 69’të, si dhe Martinelli edhe Nëaneri me nga një gol tjerë i dhuruan fitoren skuadrës së Artetas.
Tashmë ata kanë 66 pikë dhe janë në pozitën e dytë, kurse Ipswichi tashmë pesë xhiro nga fundit mund të përshëndetet me Premier League pasi kanë 21 pikë dhe ndodhen në pozitën e 18-të./Arbresh.info

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...