Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Carlo Ancelottit nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Madje Sky Sport ka raportuar disa ditë më parë se Ancelotti do të largohet menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Spanjës, ku Reali luan ndaj Barcelonës, shkruan Arbresh.info.
Kështu që drejtuesit e Realit kanë menduar për zëvendësimin e tij dhe ai do të jetë një ish-lojtar i këtij klubi.
Bëhet fjalë për Xabi Alonson i cili aktualisht drejton Bayer Levrkusenin, madje shkroi histori me këtë klub duke u shpallur për herë të parë kampion i Gjermanisë, sezonin e kaluar.
?⚪️ Xabi Alonso remains top priority of Real Madrid to replace Ancelotti, plan clear for months; still waiting for formal steps.
Leverkusen will NOT stand in Xabi’s way; they’re aware of his desire to join Real since he turned down PL and Bayern approaches to stay one year ago. pic.twitter.com/ebx0p8B5YH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2025
Xabi Alonso mbetet prioriteti kryesor i Real Madridit për të zëvendësuar Ancelottin, plani i qartë prej muajsh, raporton Fabrizio Romano.
Leverkusenin e di se Alonso ka dëshirë që t’i bashkohet klubit spanjoll, pasi ai ka refuzuar klubet nga Premier League dhe Bayern Munchenin që të qëndrojë edhe një vit me Leverkusenin.
Alonso si lojtar ka qenë pjesë e Real Madridit për pesë sezone dhe nga kjo verë mund ta shohim duke e udhëhequr këtë klub./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...