Konfirmohet lëndimi i Lewandowskit, polaku mund të humbasë finalen e Copa del Rey

15:57 | 20 Prill 2025
D.H

Barcelona ka pësuar një goditje të rëndë në ndeshjen ndaj Celta Vigos, pasi Robert Leëandoëski u largua nga fusha i lënduar.

Sipas testeve, Robert Lewandowski është diagnostikuar me një dëmtim gjysmë tendinoz të majtë.

Sulmuesi i Barcelonës pritet të humbasë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.

Është raportuar se ai mund të mungojë deri në tre javë, gjë që e bën atë të dyshimtë për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Interit, sipas Fabrizio Romano.

Barcelona ende nuk ka konfirmuar një afat specifik për rikthimin e Leëandoëskit. Megjithatë, është e qartë se rikuperimi i tij do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre javët e ardhshme.

Barcelona aktualisht po lufton në tri fronte, për ta fituar La Ligan, Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve dhe mungesa e polakut do të ishte “fatale” për Hansi Flickun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale