Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni.
Pas shpalljes së tij si fitues, ai ishte tejet i emocionuar, ndërsa emri i tij u tha, ai ra në gjunjë nga emocionet që e kapën në momentin e fitores.
Para se Gjesti të shkonte në studio për të falënderuar publikun, opinionistët ndanë mendimet e tyre mbi rrugëtimin e tij.
Arbri, njëri nga opinionistët, e vlerësoi shumë fitoren e Gjestit dhe tha fjalë tepër të veçanta që la përshtypje te të gjithë.
Ai u shpreh: “Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues.”
Fitorja e Gjestit është një shembull i fuqishëm i qëndrueshmërisë dhe forcës për të kapërcyer çdo pengesë, dhe ky moment do të mbahet mend gjatë si një nga ngjarjet më të paharrueshme të këtij edicioni. /Telegrafi/
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...