Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë, bëri homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku vendosi kurore me lule të freskëta.
“Në këtë ditë i kujtomë e i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit. Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi heroit të popullit Zahir Pajaziti”, tha Kurti.
Pas homazheve, kryeministri Kurti dhe anëtarë tjerë të kabinetit dhuruan gjak, në kuadër të aksionit për dhurim të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”./Arbresh.info
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...