Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme është kryer në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë, ku mjekët hoqën një masë tumoriale prej rreth 40 kilogramësh nga një pacient 56-vjeçar.
Pacienti kishte kryer tre operacione para se të paraqitej në këtë institucion shëndetësor. Dy të parat, në vitet 2015 dhe 2020, ishin ndërhyrje që synonin korrigjimin e një hernie inguinale, e cila më vonë rezultoi të ishte një shfaqje e hershme e një patologjie neoplastike, ka transmetuar agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ndërhyrja e tretë kirurgjikale, e kryer në prill 2023, kishte për qëllim trajtimin e liposarkomës, por pa arritur sukses. Tumori u rikthye pas disa muajsh. Pas kësaj, pacienti iu nënshtrua katër cikleve të kimoterapisë, por sëmundja vijoi të përparojë me ritëm të shpejtë.
Aktualisht, pacienti ndodhet në fazën e rikuperimit dhe po ndjek terapi e rehabilitim në Qendrën S. Maria della Provvidenza del Don Gnocchi.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...