Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ditë më parë dënoi Shqipërinë me të holla dhe 20 përqind të stadiumit të mbyllur për ndeshjen e ardhshme, që për koiçidencë qëlloi ndaj Serbisë.
Dhe pikërisht emri i Serbisë është fajtori kryesor në këtë mes.
“Panorama Sport” ka siguruar një dokument nga FIFA, që tregon arsyen pse ndodhi ky dënim.
Në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, tifozët shqiptarë bën thirrje kundër Serbisë.
Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur. Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”.
Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urretjes etnike dhe diskriminimin.
Kombëtarja e Shqipërisë në qershor të këtij viti, luan dy ndeshje kualifikuese, ndaj Serbisë me 7 dhe ndaj Letonisë më 10.

Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...