Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar sot një nga aktet më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë, atë të vrasjes së 53 personave të pafajshëm në shtëpinë e familjes Muqolli të Poklekut.
Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka publikuar edhe një video nga shtëpia-muze e familjes Muqolli, ku ruan dëshminë e këtij krimi gjenocidal, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot përkujtojmë një nga aktet më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë mbi civilët shqiptarë. 53 jetë të pafajshme u shuan mizorisht në shtëpinë e familjes Muqolli. Pesë prej tyre ishin foshnje.
Pas sulmeve me armë zjarri, kriminelët serbë u kthyen dhe i dogjën trupat tri herë, për të zhdukur gjurmët e këtij krimi mizor.
Familjarët mblodhën hirin e të dashurve të tyre dhe ruajtën të freskët kujtimin për ta. Tani ata prehen bashkë, në lavdinë e përjetshme.
Dëshmitë e këtij krimi gjenocidal ruhen brenda shtëpisë-muze të familjes Muqolli të Poklekut, të muzealizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Drejtësia ende mungon. I bëjmë thirrje për veprim, sërish e vazhdimisht, sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Dëshmimi dhe dokumentimi i krimeve është përgjegjësi dhe kontribut kombëtar. Besnikëria ndaj historisë sonë dhe insistimi në drejtësi për viktimat e krimeve janë aleatët kryesorë të së vërtetës.
Me mirënjohjen e thellë për qëndresën, sakrificën dhe kurajën e familjarëve, përkujtojmë të vrarët më 17 prill 1999.
E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe për liri. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!/Arbresh.info
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...