\Me përfundimin e dy ndeshjeve të mbrëmshme, tashmë kanë përfunduar gjitha çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për këtë edicion.
Arsenali mposhti Real Madridin në “Santigo Bernabeu” dhe eliminoi kampionin në fuqi nga ky kompeticion, kurse në ndeshjen tjetër Interi e mori një barazim ndaj Bayernit i cili ishte i mjaftueshëm për kualifikim tutje, shkruan Arbresh.info.
Këto dy ekipe iu bashkuan Barcelonës dhe Parisit që siguruan gjysmëfinalet, dy ditë më parë.
Kurse sot UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës nga sfidat e dyta çerekfinale.
Të gjitha skuadrat patën së paku nga një lojtarë në formacion përvec Real Madridit dhe Barcelonës dy skuadra që bën performanca zhgënjyese ani pse katalanasit u kualifikuan tutje.
? Introducing your team of the week…@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/HNIlkbzk09
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 17, 2025
Në portë është Donnaruma, kurse mbrojtja përbëhet nga Mendes, Kiëior, Konsa dhe Pavard.
Mesfusha është e përbërë nga katër futbollistë duke filluar nga McGinn, Rise, Gross dhe Olise. Kurse në sulm janë Guirassy dhe Lautaro Martinez.
Në gjysmëfinale do të takohen Barcelona me Interin dhe Parisi do të luaj ndaj Arsenalit./Arbresh.info
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor
Mbledhja komemorative për Gashin, Osmani: S’do të largohet k...