Golden Eagle Ylli dhe Peja luajnë çerekfinalen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në gjymsëfinale të play-offit.
Edhe pse fillimisht Federata e Basketbollit kishte vendosur që kjo ndeshje të mos luhej në Suharekë për shkak të incidenteve në ndeshjen e parë, tashmë është vendosur se sfida do të luhet pikërisht në palestrën “13 Qershori”, me arsyetimin për një gabim teknik, të lëshuar në deklaratë, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga FBK-ja për Yllin.
Sfidën e parë në këtë përballje e fitoi Peja me rezultat 77-71, teksa pati mundësinë që në Pejë t’i jap fund kësaj serie, mirëpo Ylli u rikthye dhe mposhti pejanët në “Karagaç”, 75 – 66.
Tashmë janë përcaktuar tre gjysmëfinalistët e parë të këtij sezoni të cilët janë Bashkimi, Trepça dhe Sigal Prishtina, teksa ka mbetur të mësohet vetëm edhe emri i fundit sonte.
Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale luan ndaj Bashkimit./Arbresh.info
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...