Kryeministri Edi Rama deklaroi se pasaporta e BE-së e Shqipërisë është një status qytetarie evropiane.
Rama theksoi se pasaporta e BE-së e Shqipërisë është dokumenti që provon barazinë e plotë në liri dhe të drejta, ashtu si çdo qytetar tjetër evropian.
“Nuk bëhet fjalë për një dokument tjetër udhëtimi. Pasaporta shqiptare që kemi sot është një mjet udhëtimi, por pasaporta për të cilën flas unë, ajo e Shqipërisë si anëtare e BE-së, është pasaporta ku në kopertinë shkruhet “Pasaporta e Bashkimit Evropian – Shqipëria”. Kjo është një status qytetarie evropiane për çdo shqiptar. Është dokumenti që provon barazinë e plotë në liri dhe të drejta, si çdo qytetar tjetër evropian,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se shqiptarët me pasaportë shqiptare mund të lëvizin në BE, por nuk kanë të drejtë qëndrimi dhe nuk janë të barabartë me qytetarët e vendeve anëtare.
“Me pasaportën që kemi sot, udhëtojmë, por nuk ndalojmë dot, nuk qëndrojmë dot. Hyjmë, por duhet të dalim. Dhe për këtë arsye, kur shkojmë në pikat hyrëse të Evropës, na fusin në një radhë tjetër, na numërojnë si delet, na marrin në pyetje një nga një: Ku po shkoni? Sa para keni me vete? A keni rezervuar hotel? Kur do të ikni? Dhe pasi kalon atë prag, duhet të kthehesh. Nuk ndalon dot, nuk punon dot, sepse nuk ke leje qëndrimi, as leje pune. Po deshe të ndalosh, kërkon azil. Prandaj shqiptarët numërohen si azilantë. Ndërsa çekët, polakët, hungarezët, rumunët, italianët lëvizin masivisht, ikin e vijnë, qëndrojnë. Në jug të Italisë ikin vazhdimisht dhe askush nuk u thotë: ‘Ku po shkoni?’, ‘shpopullimi’ e të tjera, sepse janë qytetarë të barabartë brenda perimetrit të BE-së”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, “me hyrjen në BE, një vend bëhet i madh sa vetë BE-ja. Siç lëvizim sot nga Shkodra në Vlorë, nesër do të lëvizim nga Tirana në Lisbonë. Kemi të njëjtat të drejta. S’jemi më studentë të huaj, jemi studentë evropianë”.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...