Bayern Munich sonte luan ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Interi ka epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë, mirëpo udhëtimet e gjermanëve në “Meazza” kanë qenë gjithmonë të mbara, shkruan Arbresh.info.
Tri herë “Bavarezët” u përballën në “Giuseppe Meazza” me Interin, morën fitore, madje duke mos pranuar asnjë gol.
Hera e parë që këta dy gjigantë të Evropës u ndeshën në Ligën e Kampionëve, ishte 27 shtatori i vitit 2006, ku në fazën e grupeve, gjermanët triumfonin 0-2, me golat e Claudio Pizarros dhe Lucas Podolskit.
Në vitin 2011, në fazën e 1/8-ës së finales, një realizim i vonë i Mario Gomez në kohën shtesë, i jepte fitore Bayernit 0-1 në Itali, por “Nerazzurët” rikthyen gjithçka pastaj në ballafaqimin e kthimit (2-3), duke e eliminuar kundërshtarin me rregullin e golit mysafir, që vlente më shumë.
Falë një autogoli të D’Ambrosios dhe realizimit të Leroy Sanés, klubi më i trofeshëm gjerman fitonte 0-2 në Milan edhe në shtator të 2022-ës, ku të dy skuadrat ishin në grupin C.
Megjithatë kampioni italian shkoi deri në finale atë edicion, duke humbur 1-0 nga Manchester City.
Por ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Interi nuk e humbi në vitin 2010, pikërisht ndaj oponentëve me të cilët përballet sonte.
“Zi-kaltërit” triumfonin 2-0 në “Santiago Bernabeu” duke u kurorëzuar me titullin kampion në turneun më të vlefshëm të kontinentit për klube.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...