Dortmundi mbrëmë shënoi një fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të arritur në gjysmëfinale, pas humbjes së parë që mori Dortmundi me rezultat 4-0, shkruan Arbresh.info.
Por lojtarët dhanë maksimumin e tyre dhe bën një lojë të shkëlqyer ndaj një Barcelone të “dërrmuar” nga ndeshjet e shumëta.
Krenar me ekipin e tij ishte edhe trajneri Niko Kovaç i cili foli pas ndeshjes. Ai theksoi se humbja në ndeshjen e parë ishte fatale.
“Jam krenar për ekipin. Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Me pak kujdes mund të kishte ndodhur diçka e madhe. Na vjen vërtet keq për ndeshjen e parë në Barcelonë. Mendoj se kualifikimi u vendos atje. Ne treguam se mund të mposhtim këdo”, tha Niko Kovaç.
Barcelona në gjysmëfinale do të luaj me fituesin e takimit Inter – Bayern, ku rezultati nga ndeshja e parë në këtë sfidë është 2-1 në të mirë të “Nerazzurrëve”./Arbresh.info
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...