Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Në këtë takim lamtumirës, Osmani e ka falënderuar ambasadorin De Riu për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në Kosovë dhe ka vlerësuar lart angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
Ajo i ka uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike, duke theksuar se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Italisë do të mbeten gjithmonë të qëndrueshme dhe të bazuara në vlera të përbashkëta.
E para e shtetit theksoi se mbështetja e Italisë mbetet thelbësore për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.
Ajo nënvizoi nevojën për angazhim të mëtejshëm të Italisë si një partnere strategjike, veçanërisht në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info/

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës