Qeveria në dorëheqje në mbledhjen e sotme po ka marrë vendim për ndërtimin e memorialit për të rënët e 17 korrikut 1998 në Junik.
Ministri në dorëheqje i kulturës, Hajrullah Çeku, tha se ky memorial bëhet në përkujtim të të rënëve të betejës së 17 korrikut 1998, e që do të shërbejë si simbol i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.
“Për këtë vendim kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Agjencinë e pyjeve në mënyrë që zonat ku u zhvillua kjo betejë ti jepet ministrisë së kulturës, ndërsa agjencia e memorialëve në ditët në vijim do ta vazhdojë procedurën sipas ligjit për ndërtimin e këtij memoriali shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Çeku njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e kanë nënshkruar dje mes Federatës Evropiane dhe Federatës Kosovare të I-sports, ai theksoi se organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vend vazhdon të mbetet prioritet i qeverisë në detyrë e sipas tij kjo bëhet si zhvillim i kapaciteteve për përgatitjen e lojërave mesdhetare ‘Prishtina 2030’.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona