Barcelona ka arritur të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit 3-1 nga Borussia Dortmund.
Fitorja në ndeshjen e parë 4-0 doli të jetë vendimtare për katalunasit të cilët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se ekipi i tij nuk pati performancën më të mirë në çerekfinale, por ai ishte i emocionuar me qëllimin e tyre përfundimtar për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por ne ia arritëm qëllimit tonë”, tha Flick pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Flick vlerësoi Dortmundin si një ekip të madh, duke theksuar vështirësinë e ndeshjes. Megjithatë, ai ishte në ekstazë për arritjen e Barcelonës.
“Ne kemi një ekip të madh dhe po, nuk luajtëm mirë. Por edhe kundërshtarët janë të mirë dhe po luanin në shtëpi dhe para tifozëve të tyre”.
“Liga e Kampionëve është turneu më i mirë në botë, dhe kur arrin në gjysmëfinale, është fantastike për klubin, për ekipin dhe për ne gjithashtu. Është fantastike.”
Fjalët e Flick pasqyrojnë krenarinë dhe kënaqësinë e ekipit të tij për të arritur në fazën tjetër të garës. /Telegrafi/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...