Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën janë miratuar disa vendime të rëndësishme që prekin tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë. Tarifat e reja janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta krahasuar me ato aktuale.
Në rend dite ishin shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për tarifat për operatorët KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Me pesë vota për, është miratuar propozimi për aprovimin e tarifave për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tregut.
Po ashtu, është miratuar propozimi për tarifat për furnizuesin me shërbim universal, si dhe tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes.
Ndryshe, kjo mbledhje vjen pas vendimit të ditëve të fundit nga ZRRE, ku u miratua rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale.
Gjithashtu, në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i disa ankesave, por mediat nuk u lejuan të qëndronin gjatë këtij pjesë të takimit, pasi sipas zyrtarëve të ZRRE-së, kjo do të cenonte të drejtat e konsumatorëve./Arbresh.info

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje