Bora ka bërë një hap të madh drejt mbetjes në elitën e basketbollit të Kosovës, duke e fituar ndeshjen e parë të “play out”-it kundër KEK-ut.
Skuadra prishtinase triumfoi sonte në Obiliq me rezultat 73-109, duke krijuar epërsi të rëndësishme në garën për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin 2025/26.
Desmond Cambridge me 22 pikë dhe Dion Haxhodaj me 18 të tjera ishin dy më të mirët në radhët e Borës, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje shumë të vlefshme.
Te KEK-u, më i dalluari ishte Reggie Clark me 14 pikë, por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur Borën që shkëputi diferencën që në këtë ndeshje të parë.
Sipas formatit të “play out”-it, përballja zhvillohet në dy ndeshje, dhe skuadra që arrin koshaverazhin më të mirë në fund, do të sigurojë një vend në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Me këtë rezultat, Bora është më afër mbetjes në elitë, ndërsa KEK-ut i duhet një fitore bindëse në Prishtinë për të përmbysur gjithçka.
Takimi i dytë pritet të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa KEK-ut do t’i duhet një paraqitje e jashtëzakonshme për të siguruar ngjitjen në Superligë.
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...