Integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë kryefjala e konferencës së përbashkët për shtyp që po zhvillohet në Luksemburg ku të pranishëm janë Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Karta Kos, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłaë Sikorsi dhe Kryeministri Edi Rama.
Që në fillim të fjalës së tij, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, që mban edhe Presidencën e Këshillit të BE, theksoi se konferenca e sotme ndërqeveritare Shqipëri- BE, është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë.
“Ne kemi prioritet zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Kapitujt që hapëm sot janë jetik për ekonominë e Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjet tuaja ndaj rrugëtimit ndaj BE-së. Unë e di që shumica e popullit shqiptar ju mbështet në këtë rrugë. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe mbështetëse e Ukrainës, si dhe përgëzoj qytetarët e Shqipërisë.”, tha Sikorsi.
Ndërsa Rama, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027.
Sipas Ramës, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është më tepër se një ambicie politike, pasi është një zgjidhje ekzistenciale jetike.
Sipas tij, është vërtetë superambicioze, “por jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për të arritur këtë objektiv”.
“Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është shumë më tepër sesa një ambicie politike apo ekonomike, është një zgjedhje ekzistenciale jete. Nga një vend ku kurrë nuk jemi lejuar të zgjedhim për shekuj dhe breza të tërë tek një e ardhme të cilën gjithmonë kemi dashur ta kemi. E dimë shumë mirë dhe e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë që liritë tona individuale, barazia jonë përpara ligjit dhe mënyra e jetesës që duam për fëmijët tanë dhe për brezat tanë të ardhshëm nuk mund të garantohet askund tjetër, përveç se brenda BE-së”, tha Rama.
“6 muaj më parë qëndroja këtu, në këtë sallë, kur u çelëm bisedimet për grupkapitullin 1. Ja tek u kthyem sërish pas 6 muajsh dhe sot jemi këtu për të ecur përpara me grupkapitullin 2. Dua të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar përpara këtë proces. Jemi mirënjohës ndaj shteteve anëtare të BE-së për të realizuar këtë gjë, pa pengesa sa duket si diçka që është habitëse për ne, duke pasur parasysh se prej nga vijmë. Falënderimet tona shkojnë edhe për për Komisionerin Evropian dhe për Marta Kos që, siç e thash dikur, thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj. Tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që çdo lëvizje të na çojë para. Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027”, tha Rama./rtsh.al/
LEXO EDHE:
Nis konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, Rama kryeson delegacionin shqiptar
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën