Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave Shqipëri-BE.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj tha se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.
“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, tha Begaj./Arbresh.info
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...