Golashënuesi më i mirë i Dinamo Bukureshtit, Astrit Selmani, është afër transferimit te skuadra tjetër rumune, Cluj.
Sulmuesi 27-vjeçar nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Dinamon.
“Dan Petrescu ka shprehur dëshirën për ta pasur Selmanin në skuadër. Ardhja e Selmanit mund të jetë e rëndësishme për Clujin, që dëshiron të rinovojë skuadrën dhe të përmirësojë efikasitetin në sulm”, shkruan sajti rumun “pescurt.ro” .
Aktualisht pjesë e Clujit janë Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu. Kujtojmë se tash e disa kohë futbollistët shqiptar kanë shpërthyer në kampionatin rumun.
Së fundmi ishte top ylli i Malishevës, Drilon Hazrollaj u transferua tek Rapid Bukureshti./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...